Ushqimi

Ushqimi Juaj gjatë shtatzënësisë

Ushqimi i shëndetshëm gjatë shtatzënësisë është shumë i rëndësishëm. Nuk mjafton të kujdeseni vetëm për veten, po edhe fëmija Juaj varet nga ushqimi që merr, i cili është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Ndonëse thuhet se gjatë shtatzënësisë duhet ‘’të hani për dy veta’’, kjo nuk do të thotë se duhet ta dyfishoni sasinë e ushqimit, por të keni kujdes për cilësinë e ushqimit që hani.

5Thënë shkurt, gruas shtatzënë i duhen rreth 300 kalori në ditë më shumë sesa gruas që nuk është shtatzënë.

Përveç kësaj, nuk duhet të mbani ndonjë dietë të veçantë gjatë shtatzënësisë, mjafton të ndiqni të njëjtat parime për ushqim të shëndetshëm si në periudhën para se të ngelni shtatzënë. Kjo do të thotë se duhet të mbani baraspeshë të konsumimit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, si dhe të hani shumë fruta dhe perime të freskëta që të merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe fibrat bimore, e gjitha kjo shumë e rëndësishme për një tretje të mirë, ngaqë gratë shtatzëna shpeshherë vuajnë nga kapsllëku.

Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat. Sa herë që mundni, zgjedhni drithëra integrale kurse kur piqni patate, lëvoren lëreni pa hequr që të konsumoni më shumë fibra bimore. Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Sa më i larmishëm ushqimi, aq më të mëdha mundësitë për të futur sasi të mjaftueshmë të materieve të nevojshme.

Mos harroni të pini shumë ujë që të jeni e hidruar mirë.

Përveç kësaj domosdoshmërisht duhet t’i lani mirë frutat dhe perimet para se t’i hani, kurse ushqimin ta përpunoni termikisht mirë.

Është mirë të merrni në konsideratë të inkuadroni në ushqimin Tuaj edhe peshk të lyrshëm, si salmon, troftë ose skumbër. Këta peshq janë të pasur me acide yndyrore omega 3, si DHA dhe EPA, të cilat janë të dobishme jo vetëm për ju, por edhe për fëmijën Tuaj 1,7Kështu, është dëshmuar se kur nëna merr përditë nga 200mg DHA, kjo kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Mbase Ju shqetëson origjina dhe ndotësit e mundshëm të peshqve, por nëse ndiheni më mirë nëse të merrni shtesë ushqimi, mund të mbështeteni lirisht te preparati Premama Duo, i cili përmban sasinë e duhur të DHA-së.

Megjithatë, nëse nuk jeni të sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose nutricionist.

 

Çfarë duhet të shmangni?

Shmangni ushqimin e përpunuar meqë është shumë kalorik dhe me vlera ushqyese të vogla. Zvogëlojeni konsumimin e produkteve me sasi të mëdha sheqeri, siç janë: çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, kekat, pijet pa alkool me sheqer të shtuar, etj. Sasitë e mëdha të sheqerit mund të sjellin tepricë kilogramësh dhe kjo mund ta ngarkojë akoma më shumë shtatzënësinë Tuaj duke e vështirësuar largimin e tyre më pas.

YQë të shmangni ndonjë helmim të mundshëm me ushqim, duhet të mos hani bulmet të papasterizuar, si p.sh: djathë të shkrirë; pate dhe mish gjysmë të përpunuar; ushqim deti të papërpunuar ose të tymosur; vezë zë gjalla dhe sallata të përgatitura më parë.

2Gjithashtu gjatë shtatzënësisë nuk rekomandohet të merren sasi të mëdha vitamine A ngaqë kjo mund ta dëmtojë fëmijën që zhvillohet. Për këtë arsye duhet të mos hani mëlçi dhe produket mëlçie meqë përmbajnë sasi të mëdha vitamine A. Në këtë rast duhet të bëni kujdes edhe gjatë zgjedhjes së shtesave të ushqimit.

Gjatë shtatzënësisë shmangni konsumimin e alkoolit dhe duhanin dhe zvogëloni konsumin e kofeinës ngaqë mund të ndikojnë mbi fëmijën që zhvillohet. Mos harroni se përveç kafesë dhe çajit, kofeinë kanë edhe çokollata dhe disa pije pa alkool.

Në fund fare, mbajtja eregjimit me ushqim të shëndetshëm mund t’ju çojë të dyshoni nëse po bëni gjënë e duhur. Prandaj, nëse nuk e keni bërë akoma, mbase është koha të merrni në konsideratë marrjen e ndonjë shtese ushqimi me formulë speciale, siç është Premama Duo, e cila do t’Ju sigurojë elemente mikroushqyese të nevojshme për një shtatzënësi të shëndoshë.


„Të përzierat e mëngjesit”

Shumë gra kanë „të përziera mëngjesi” gjatë shtatzënësisë së tyre. Ajo karakterizohet me simptoma si të përziera dhe të vjella, të cilat me gjasë do të tërhiqen pas tremujorit të parë. Ndonëse quhen të përziera mëngjesi, simptomat mund të shfaqen në çdo orë të ditës a të natës, dhe nëse nuk jeni shumë me fat, mund t’Ju zgjasin gjithë ditën.

Mbase mendoni se ngrënia më pak mund t’Ju ndihmojë, po edhe në atë rast efekti nuk zgjat shumë dhe mund të shkaktojë të vjella shtesë.

Është mirë të hani racione dhe mesvafte të rregullta, të shmangni racionet e mëdha, siç janë ato të yndyrshmet dhe pikantet. Mund të provoni të hani ushqime të ndryshme dhe të shihni çfarë Ju bën mirë, gjithnjë duke pasur parasysh që të jenë ushqime sa më të shëndetshme.

Mos harroni të pini shumë ujë që të jeni e hidruar.

„Të përzierat e mëngjesit” nuk duhet t’Ju shqetësojnë ngaqë janë shenjë e një shtatzënësie të shëndoshë, po nëse të vjellat janë serioze dhe ndiheni e këputur, do të bënit mirë të shkonit te mjeku.