Stili i jetës


Këshilla për stilin e jetës të nënës së re

Ardhja e fëmijës është nisja e një faze të re në jetën Tuaj. Menjëherë pas lindjes disa gra janë të lumtura dhe të ngazëllyera. Mos u shqetësoni nëse Ju nuk ndiheni ashtu. Është shumë normale që në fillim të keni emocione ‘’të përziera’’.

Nëse është fëmija i parë, çdo punë e vogël që lidhet më të do të jetë një përvojë e re, sa e bukur, aq e vështirë.

Gjumi i pamjaftueshëm i natës është sfida më e madhe për çdo nënë dhe ndikon mbi fizikun dhe emocionet e saj. Ndiqni ritmin e fëmijës Suaj dhe pushoni gjithmonë kur fëmija fle. Mësoni si t’i zgjedhni gjërat që kanë përparësi, bëni vetëm gjërat e domosdoshme, kurse punët e shtëpisë lëruani të tjerëve sa më shpesh që mundeni. Është në rregull të kërkoni ndihmë dhe ta pranoni atë kur Ju ofrohet.

Ka gra që mund të preken nga depresioni postpartal. Ato ndihen të trishtuara, të pafuqishme, të pasigurta dhe të shqetësuara ose janë shumë të ndjeshme. Nëse keni ndjenja të tilla, folni haptazi për to dhe kërkoni ndihmë dhe mbështetje. Mund të flisni me mjekun Tuaj, me miqtë ose familjen, madje me gratë që kanë kaluar një gjë të tillë, të cilat mund t’Ju ndihmojnë akoma shumë.


Kujdesuni për veten!

Pas lindjes trupi Juaj u nënshtrohet disa ndryshimeve. Për ca javë do të keni gjakderdhje vagjinale, kurse teksa mitra kthen gradualisht formën e saj, mund të keni edhe dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut..

Ka gra që kanë probleme me hemorroidet, të cilat pas ca ditësh duhet të largohen.

Ndonëse e gjithë kjo është normale, gjithsesi duhet të bëni kontrolle të rregullta te gjinekologu për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe për t’u këshilluar për gjithë çfarë i ndodh trupit Tuaj.

Ndonëse tashmë keni fëmijë në familje dhe plot angazhime shtesë, është normale që të ndani kohën për veten Tuaj. Kjo do t’Ju ndihmojë të relaksoheni dhe të gjallëroheni. Mund të provoni të bëni orar për kohën që do të ndani për vete, atëherë ku partneri Juaj ose anëtarët e tjerë të familjes do të kujdesen për fëmijën pa praninë Tuaj. Mos e përdorni këtë kohë për të bërë punët e shtëpisë, po përdoreni sa më mirë të jetë e mundur duke u marrë me veten dhe duke bërë gjërat që Ju pëlqejnë. Mos u ndjeni në faj! Mos harroni se shëndeti emocional Juaji është i rëndësishëm si për Ju, ashtu për gjithë familjen.

Mund të konsideroni të ktheni rutinën e ushtrimeve që të keni energji dhe të relaksoheni, duke ndihmuar trupin Tuaj të kthehet në formë. Është e rëndësishme që të filloni me kujdes dhe të mos e teproni. Folni me mjekun Tuaj para se të merrni ndonjë vendim.

Sa i përket jetës seksuale, nuk duhet të shqetësoheni nëse Ju duhet kohë që t’Ju kthehet dëshira seksuale. Ju po kaloni ndryshime të mëdha fizike dhe emocionale, kurse punët si mama dhe mungesa e gjumit e bëjnë më keq. E gjithë kjo është normale dhe e pritshme. Kur të ndiheni gati për seks, parimisht mund të bëni seks nëse është ndalur gjakderdhja vagjinale. Megjithatë, është gjithmonë më mirë të këshilloheni me gjinekologu Tuaj.

Edhe një herë po e themi, kujdesi për veten nënkupton të hani ushqim të shëndetshëm, kurse marrja e preparatit Premama Duo ju ndihmon të mbani hapin me detyrat prej mamaje dhe të prodhoni qumësht të mjaftueshëm për fëmijën Tuaj.

Në fund, kujdesi për foshnjën e vogël është gjëja më e bukur, po njëkohësisht është punë e lodhshme për secilën. Ju duhet te kujdeseni mirë jo vetëm për foshnjën, por duhet të kënaqni edhe nevojat Tuaja. Mos harroni ta përgëzoni veten për gjithçka që keni arritur dhe të kënaqeni në çdo ditë të jetës së fëmijës Suaj, se keni për ta parë që do të rritet sa hap e mbyll sytë.