Stili i jetës

Këshilla për stilin e jetës gjatë shtatzënësisë

Shtatzënësia është periudhë kur mund të keni nevojë të ndryshoni diçka në stilin e zakonshëm të jetës. Nëse jeni person shumë aktiv, mbase duhet të keni parasysh të ulni tempon dhe të ndani më shumë kohë për pushim dhe relaksim.

Në pjesën ‘’Ushqimi’’ tashmë e theksuam rëndësinë e të ushqimit të shëndetshëm dhe dobinë nga shtesa e ushqimit, siç është Premama Duo.


Ushtrime gjatë shtatzënësisë

Edhe aktiviteti fizik është i rëndësishëm gjatë shtatzënësisë ngaqë ndihmon të ruani formën edhe përkundër shtimit pak në peshë. Ushtrimet ndihmojnë për uljen e stresit dhe për një gjumë të mirë natën. Mund të keni parasysh një rutinë ditore me intensitet të mesëm, si ecja, notimi ose vozitja e biçikletës statike, ose mund të regjistroheni në ndonjë orë gjimnastike me gra shtatzëna.

Pavarësisht çfarë aktiviteti fizik do të zgjidhni, është shumë e rëndësishme të mos e teproni. Në thelb duhet të jeni në gjendje të bëni bisedë normale teksa stërviteni, pa pasur zënie fryme, në të kundërtën do të thotë se stërvitja është e rëndë. Mendohet se stërvitja ditore që zgjat 30 minuta është e mjaftueshme.

Disa sporte duhet të shmangen, siç janë ato me kontakt ose cilido sport që ka goditje ose rrëzime, meqë kjo mund të dëmtojë fëmijën Tuaj. Ndonëse notimi është i mirë, zhytja me pajisje zhytëse ndalohet ngaqë fëmija nuk ka mbrojtje nga sëmundja dekompresive dhe embolia ajrore.

Përveç kësaj rekomandohet nisja e ushtrimeve për muskujt e komblikut mbi të cilat bie ngarkesë e madhe gjatë shtatzënësisë dhe gjatë aktit të lindjes. Është normale gjatë shtatzënësisë të shfaqet mosmbajtja e urinës (rrjedhje e pavullnetshme e urinës) (zakonisht kur teshtini ose kur kolliteni), ndonëse nuk do të donim ajo t’Ju bezdisë edhe pas lindjes.

Si masë shtesë mund të keni parasysh të shkoni në orë përgatitore për lindje.


Seksi gjatë shtatzënësisë

Seksi gjatë shtatzënësisë është diçka normale dhe e sigurt, ashtu siç është normale të keni edhe ndryshime të libidos. Ka shumë çifte që me kënaqësi kryejne marrëdhënie seksuale, siç ka çifte të tjera që nuk e kanë me qejf. Të dyja këto janë në rregull. Më vonë mund të vini re se orgazma por edhe vetë akti seksual, mund t’ju shkaktojnë kontraksione të mitrës të tipit Brekston-Hiks. Kjo është normale dhe nuk duhet të shqetësoheni. Duhet vetëm të relaksoheni dhe të pritni derisa të tërhiqen.

Megjithatë, ka situata të veçanta kur nuk është e rekomandueshme të bëni seks, fjala vjen, nëse keni pasur gjakderdhje të mëdha ose nëse ka rrezik të merrni ndonjë infeksion, etj. Folni haptazi me gjinekologun Tuaj për çdo aspekt të shtatzënësisë Suaj.

 

Kënaquni gjatë shtatzënësisë Suaj

Edhe pse gjatë shtatzënësisë trupi Juaj ndryshon dhe barku Ju rritet shumë, nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Pas lindjes, me dhënien gji, me ushqim të shëndetshëm dhe me ushtrime të rregullta, do ta ktheni prapë linjën Tuaj.

Për gratë shtatzëna thuhet gjithmonë se ‘’janë të bukura dhe shkëlqejnë’’, prandaj shfrytëzojeni këtë dhe kënaquni sa më shumë se po përjetoni diçka të jashtëzakonshme.