Ushqimi

Ushqimi i shëndetshëm për përgatitjen për shtatzënësi

Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm gjatë përpjekjeve për të ngelur shtatzënë meqë ai siguron materie ushqyese themelore të domososhme për shëndetin dhe të rëndësishme për përgatitjen e trupit për një shtatzënësi të shëndoshë.

Janë në fuqi rekomandiimet për ushqimin e shëndetshëm që përbëhet nga shumë perime dhe fruta të freskëta dhe drithëra integrale, të cilat përmbajnë materie ushqyese të rëndësishme për punën e trupit Tuaj, si dhe fibra bimore që ndihmojnë tretjen. Bëni një baraspeshë të mirë duke konsumuar karbohidrate, proteina dhe yndyrna.

Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat. Sa herë që mundni, zgjedhni drithëra integrale, kurse kur piqni patate, lëvoren lëreni pa hequr që të konsumoni më shumë fibra bimore. Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Sa më i larmishëm ushqimi, aq më të mëdha mundësitë për të futur sasi të mjaftueshmë të materieve të nevojshme.

Mo harroni të pini shumë ujë.

Megjithatë, nëse nuk jeni e sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose nutricionist.

Çfarë të shmangni?

Duhet të shmangni konsumimin e sheqernave dhe të produkteve si: çokollata, biskota, keka, pije pa alkool me sheqer. Shmangni konsumimin e ushqimit të përpunuar ngaqë është shumë kalorik dhe pa vlera ushqyese të larta.

Shmangni alkoolin dhe zvogëloni konsumin e kofeinëse cila ndodhet jo vetëm te kafeja por edhe te çaji, çokollata, te disa pije me gaz si dhe te pijet energjetike.

Duhani është i dëmshëm si për Ju ashtu edhe për fëmijën Tuaj, prandaj rekomandohet të mos pihet duhan kur po provoni të ngelni shtatzënë, gjatë gjithë shtatzënësisë dhe gjidhënies.

Edhe përkundër mundit për t’u ushqyer shëndetshëm, është normale të mos jeni e sigurt nëse nga ushqimi që konsumoni përditë po merrni sasitë e nevojshme të materieve ushyese. Për këtë arsye mund të keni në konsideratë të merrni shtesë speciale ushqimi, siç është Premama Duo, e cila do t’Ju jepte një mbështetje shtesë.

Është me rëndësi të dihet se gjatë javëve të para të shtatzënësisë, akoma pa marrë vesh nga shumica e grave se janë shtatzëna, formohet tubi neural i fëmijës. Tubi neural pastaj formon trurin dhe palcën kurrizore të fëmijës, dhe kjo është shumë e rëndësishme për gjithë sistemin nervor.

1Kjo është arsyeja pse rekomandohet marrja e 400 mcg acid folik në ditë menjëherë sapo të nisni orvatjet për të ngelur shtatzënë, ngaqë është vërtetuar klinikisht se marrja e një shtesë ushqimi që përmban acid folik në formë të folatit, e ul rrezikun për defekte të tubit neural.

Çdo tabetë Premama Duo siguron 400 mcg acid folik në formë të folatit.