Stili i jetës

Stili i jetës gjatë orvatjeve për të ngelur shtatzënë

Është e rëndësishme të kujdeseni për veten Tuaj që të jeni të gatshme për t’u përballuar me sfidat e shtatzënësisë dhe të mëmësisë.

Tashmë e theksuam rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm si dhe gjërat që duhet të shmangni, si alkooli, duhani, sasitë e mëdha të kofeinës, por edhe mundësinë për të përdorur shtesa ushqimi – Premama Duo, si ndihmë shtesë për të siguruar materiet mikroushqyese të nevojshme.

Nëse bëni jetë aktive dhe jeni shumë e zënë, është mirë të provoni tëulni ritmin dhe të zvogëloni stresin. Gjeni kohë për veten Tuaj dhe për relaksim, kaloni më shumë momente cilësore me partnerin Tuaj, me miqtë ose merruni me gjëra që Ju bëjnë të lumtur dhe të qetë..

Mundohuni të flini mjaftueshëm.

Aktiviteti fizik është gjithaq i rëndësishëm. Ushtrimet me intensitet mesatar si notimi, ecja e shpejtë ose vozitja e biçikletës mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe formën, duke Ju lehtësuar tendosjen dhe stresin të akumuluar gjatë ditës.

Në fund fare, duhet të jeni e vetëdijshme se fëmija që do të vijë në familje është ndryshim dhe përgjegjësi e madhe, pra duhet të jeni e sigurt se keni marrë vendimin e duhur për Ju dhe partnerin Tuaj.

Mos harroni të njoftoni gjinekologun Tuaj për planet që keni si dhe për historinë shëndetësore Tuajën ose të partnerit Tuaj, pra nëse keni ndonjë sëmundje për të cilën duhet të merrni terapi të rregullt, ose nëse keni ndonjë çrregullim gjenetik në familjen Tuaj ose të partnerit, etj.