Ushqimi

Ushqimi për mamanë e re

Pavarësisht nëse ushqeni me gji ose jo, ushqimi Juaj duhet të jetë sa më i shëndetshëm. Ka mundësi që shtatzënia t’Ju ketë sjellë mungesën e ndonjë elementi mikroushqyes dhe kujdesi për fëmijën dhe të gjitha angazhimet tjera Ju lodhin akoma më shumë. Keni nevojë për meny të larmishme që të mund të kënaqni nevojat e përditshme.

Nëse fëmijën e ushqeni me gji, Ju nevojitet ushqim i cili kënaq jo vetëm nevojat Tuaja, po që siguron edhe materie ushqyese të mjaftueshme për një qumësht sa më cilësor i cili fëmijës i ofron rritje dhe zhvillim. Kjo është shumë e rëndësishme në muajt e parë të jetës së fëmijës, atëherë kur ai varet kryekëput nga ushqimi që merr nëpërmjet gjidhënies.

Again it is important to stick to a nutrition which is rich in fresh fruits and vegetables, to obtain necessary vitamins and minerals, as well as fiber for good digestion.

Është shumë e rëndësishme të zbatoni regjimin e ushqimit të pasur me fruta dhe perime të freskëta, që të merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme po edhe fibrat bimore që ndihmojnë tretjen. Burime të mira të karbohidrateve janë: buka, patatet, orizi, makaronat dhe drithërat. Sa herë të mundni, zgjedhni drithëra integrale dhe lëreni lëvoren e patateve pa hequr kur i piqni ato, që të konsumoni më shumë fibra bimore. Proteina kanë: mishi, vezët, peshku dhe bulmeti. Grosha, bizelja dhe thjerrëza janë zëvendësimi i mirë për mishin. Që të shmangni shtimin e tepërt të peshës, rekomandohet të merrni yndyrna të pangopura, f.v. vajra bimore.

Mund të vini re se fëmija Juaj reagon ndaj disa ushqimeve dhe kjo mund të shtrojë nevojën të përshtatni menynë Tuaj. Provoni prapë t’i përmbaheni sa më shumë planit për të konsumuar ushqime të larmishme, që të merrni atë që ju nevojitet.

Mos harroni të pini shumë ujë që të hidroheni mirë. Ka gra që eten shumë kur japin gji.

Konsumimi i peshkut të lyrshëm, të pasur me acide yndyrore omega 3 (si salmoni, trofta, sardelet ose skumbri), është i rëndësishëm gjatë shtatzënësisë, por edhe pas saj, sidomos nëse jepni gji. 1, Kështu, është dëshmuar se kur nëna merr përditë nga 200mg DHAkjo kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Mbase Ju shqetëson origjina dhe ndotësit e mundshëm të peshqve, por nëse ndiheni më mirë po të merrni shtesë ushqimi, mund të mbështeteni lirisht te preparati Premama Duo, i cili përmban sasinë e duhur të DHA-së.

Megjithatë, nëse nuk jeni e sigurt për ushqimin që zgjedhni, mund të këshilloheni me mjek ose me nutricionist.


Çfarë duhet të shmangni?

Shmangni ushqimin e përpunuar dhe ushqimin me shumë sheqer ngaqë është shumë kalorik dhe me vlera ushqyese të ulëta. Ajo që do të arrini është vetëm të vononi kthimin e linjës dhe figurës së mëparshme.

Ndonëse mund të mendoni se kofeina lufton lodhjen, është e udhës të merrni sa më pak kofeinë ngaqë ajo mund të prekë fëmijën Tuaj duke i shkaktuar shqetësim, ndërsa Juve t’ju prishë ritmin e gjumit. Mos harroni se përveç kafesë dhe çajit, edhe çokollata dhe disa pije pa alkool kanë kofeinë, prandaj duhet të bëni kujdes kur i konsumoni.

Gjatë gjidhënies shmangni alkoolin dhe duhanin meqë mund të kenë efekt negativ mbi fëmijën.

Në fund fare, përkundër të gjitha përpjekjeve të bëni më të mirën, është e vështirë të jeni e sigurt se po merrni mjaftueshëm nga ushqimi Juaj. Prandaj Premama Duo është preparat i formuluar ashtu që t’u ndihmojë nënave pas lindjes, sidomos atyre që japin gji, duke iu siguruar elemente mikroushqyese thelbësore për shëndetin e tyre dhe për zhvillimin e fëmijëve të tyre.