Përdorimi dhe rëndësia

Premama Duo – para ngjizjes, gjatë shtatzënësisë dhe gjatë dhënies gji

Premama Duo është shtesë e ushqimit që përmban vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega 3 (DHA dhe EPA). Produkti është formulim i veçantë i cili ndihmon Trupin tuaj të bëhet gati për shtatzënësi duke i plotësuar nevojat e shtuara për substanca mikroushqyese gjatë shtatzënësisë dhe dhënies gji.

Po provoni të ngjizni bebe?

Është shumë e rëndësishme që trupi i mamit të ardhshëm të jetë i gatshëm për një shtatzënësi të shëndoshë.

Javët e para të shtatzënësise pas ngjizjes janë më të rëndësishmet për zhvillimin e organeve të fëmijës dhe shpeshherë ndodh që në atë periudhë gruaja të mos jetë e vetëdijshme ende se është shtatzënë.

Ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm ngaqë përmban materie ushqyese që janë të rëndësishme për përgatitjen e trupit për shtatzënësinë, po, edhe përkundër përpjekjeve, mbështetja vetëm tek ushqimi mund të mos jetë e mjaftueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme që menjëherë pasi të nisni të ngjizni fëmijë, të filloni të merrni Premama Duo.

“Shtatzënia…

4 Është periudha e zhvillimit intensiv të trupit të fëmijës si dhe e nevojave të shtuara për energji dhe për materie ushqyese, si për nënën, ashtu për fëmijën. Nuk nevojitet të hahet për dy veta, mjafton të hahet si duhet.

Përveç ushqimit të rregullt dhe të shëndetshëm, marrja e përditshme e preparatit Premama Duo ndihmon futjen e përbërësve mikroushyes të rëndësishëm, të nevojshëm për mbarëvajten e shtatzënësisë dhe për zhvillimin e duhur të fëmijës Suaj.

Gjidhënia…

Ka shumë mundësi që shumica e nënave të vendosin ta ushqejnë fëmijën me gji. Ndonëse është një ndër gjërat më të bukura dhe më të dobishme për Ju dhe fëmijën Tuaj, kur vjen fjala te materiet ushqyese, gjidhënia mund të kthehet në një sfidë të madhe ngaqë në muajt e parë të jetës rritja dhe zhvillimi i fëmijës Suaj varen ekskluzivisht nga ushqimi që merr nga gjiri.

1 Nevojat për energji dhe ushqim zmadhohen edhe gjatë ushqimit me gji, jo vetëm për t’i siguruar fëmijës ushqimin e nevojshëm, por edhe për mirëmbajtjen e trupit të nënës, si dhe për mbajtjen e nivelit të energjisë, që është shumë e rëndësishme në këtë periudhë.

Përmbajtja

Përmbajtja e preparatit Premama Duo

Premama Duoështë shtesë ushqimi që përmban vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega 3 (DHA dhe EPA), të ndara në tableta dhe kapsula. Çdo tabletë përbëhet 11 vitamina dhe 10 minerale, kurse kapsulat janë të pasura me acide yndyrore omega 3.

Përbërja totale e elementeve mikroushqyese te preparati Premama Duo është dhënë në tabelën e mëposhtme:

Përbërja 1 tabletë
Vitaminë B1(tiaminë)
1,4 mg
Vitamin B2 (riboflavinë)
1,4 mg
Vitamin B3 (niacinë, nikotinamid)
18 mg
Vitamin B6
1,9 mg
Vitamin B12
2,6 μg
Vitamin C
85 mg
Vitamin D
10 μg
Vitamin E
15 mg
Acid pantotenik
6 mg
Acid folik
400 μg
Biotinë
30 μg
Zink 5 mg
Hekur 15 mg
Kalcium
200 mg
Jod
150 μg
Magnez
56,3 mg
Bakër
1 mg
Mangan
2,0 mg
Selen
60 μg
Krom
30 μg
Molibden
50 μg
Përbërja 1 kapsulë
DHA (acid dokosaheksaenoik)
200 mg
EPA (acid eikosapentaenoik)
40 mg
Vitamin E
3,3 mg


Përbërësit kryesorë

Përbërësit kryesorë të preparatit Premama Duo dhe rëndësia e tyre

Acidi folik

1, 2 Acidi folik është shumë i rëndësishëm për gratë që planifikojnë të ngelen shtatzëna dhe për shtatzënat ngaqë nivelet e ulëta të acidit folik janë faktor rreziku serioz për zhvillimin e anomalive të tubit neural të fetusit. Nga tubi neural formohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës, që është shumë e rëndësishme për tërë sistemin nervor.
2 Rekomandohet të merret 400 mсg acid folik si para ngjizjes ashtu dhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënësisë.

Vitamina D

1 Vitamina D kontribuon për përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit dhe mban nivelin e duhur të kalciumit në gjаk, e rëndësishme kjo si për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm.
2 Rekomandohet që gratë shtatzëna të marrin 10 mcg vitaminë D në ditë për të mbajtur nivelet e duhura të vitaminës D, gjatë shtatzënësisë dhe dhënies gji, dhe kjo është rëndësishme si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë që nuk dalin shpesh dhe kalojnë shumë kohë në hapësira të mbyllura.

Jodi

1 Jodi është i rëndësishëm për sintetizimin e hormoneve të gjëndrës tiroide dhe mbështet punën e kësaj të fundit.
3 Jodi është i rëndësishëm për zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor gjatë periudhës së gjestacionit si dhe në periudhën e hershme të jetës së të porsalindurit.

Hekuri

1 Hekuri kontribuon për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është i rëndësishëm për bartjen e oksigjenit në trup; ai ndihmon edhe metabolizmin normal si dhe zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.

Kompensimi i hekurit duhet për mbrojtjen nga anemia e cila është e zakonshme te gratë shtatzëna.

Vitamina C

1 Vitamina C është e rëndësishme për funksionin normal të sistemit imunitar dhe kontribuon për përthithjen e hekurit në trup. Ajo ndihmon zbutjen e simptomave të lodhjes dhe rraskapitjes që janë të zakonshme gjatë shtatzënësisë ose dhënies gji.

DHA (Acidi dokosaheksaenoik)

1

DHA-ja është përbërës shumë i rëndësishëm i preparatit Premama Duo ngaqë është dëshmuar shkencërisht se sasia prej 200 mg e DHA-së në ditë kontribuon për zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit dhe fëmijës. Për të marrë sasinë e nevojshme të DHA-së grave shtatzëna dhe atyre që japin gji iu rekomandohet të konsumojnë peshq të lyrshëm, si salmon, troftë, sardele ose skumbër, ose thjesht të marrin sasi të mjaftueshme të kësaj substance në formë të suplementit, siç është Premama Duo.

Dozimi

Dozimi dhe mënyra e përdorimit të preparatit Premama Duo

Premama Duo përbëhet nga tableta dhe kapsula. Grave që planifikojnë të ngelen shtatzëna, grave shtatzëna dhe atyre që japin gji iu rekomandohet të marrin nga një tabletë dhe nga një kapsulë në ditë, në cilëndo orë të ditës, mundësisht pas buke.


Paketimi

Paketimi i preparatit Premama Duo

Çdo pako Premama Duo përmban 30 taleta dhe 30 kapsula.

Premama DUO

para ngjizjes, gjatë shtatzënësisë dhe gjatë dhënies gji
11 vitamina
10 minerale
me DHA
30 tableta
30 kapsula