Politika e privatësisë

ALKALOID AD Shkup ju falënderon për interesimin tuaj për produktet tona dhe që keni vizituar faqen tonë të internetit ose për komunikimin përmes postës elektronike.

Duke vizituar faqen e internetit të PREMAMA DUO-s, do të thotë se keni lexuar përmbajtjen e dokumentit për politikën e privatësisë. Pas shfletimit dhe njohjes me faqen tonë të internetit dhe politikën e privatësisë, ju pranoni dhe jeni dakord me kushtet që ajo parashikon.

Informacionet që në këtë faqe interneti kanë karakter publik, kanë qëllim të informojnë dhe nuk mund të merren si ofertë publike ose si nxitje për blerjen e produkteve, shërbimeve ose aksioneve të ALKALOID AD Shkupit ose entiteteve të tjera, dhe as nuk duhet të shërbejnë si bazë për sjelljen e vendimeve (përfshirë vendimin për të investuar) nga partnerët ose klientët e ALKALOID AD Shkupit.

Përkundër faktit që ALKALOID AD Shkup bën të gjitha përpjekjet për ripërtëritjen në kohë të të gjitha të dhënave të faqes së internetit dhe për eliminimin e gabimeve teknike dhe faktike qe mund të shfaqen herëpashere, ALKALOID AD Shkup nuk jep garanci e as deklarata (eksplicite ose implicite) për saktësinë, tërësine ose relevancën e cilitdo informacioni të prezantuar në këtë faqe interneti dhe refuzon çfarëdo lloj përgjegjësie për përdorimin e kësaj faqeje ose të ndonjë faqeje tjetër me të cilën ju lidh linku që ndodhet në këtë faqe interneti.

ALKALOID AD Shkup ruan të drejtën të kryeje ndryshime të përmbajtjes dhe të realizimit të faqes së internetit PREMAMA DUO si dhe të pezullojë ose ta ndërpresë plotësisht funksionimin e saj kurdoqoftë, pa paralajmërim paraprak, ndonëse kjo nuk e nënkupton detyrimin për rifreskimin periodik të faqes.

Perceptimi për informacionet e kësaj faqeje interneti mund të varen nga shumë faktorë, përshirë ata shkencorë, afaristë, ekonomikë dhe financiarë. Duke pasur këtë në mendje, vizitori i i faqes duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet e keqinterpretimit të informacioneve që përmban faqja. Vizitori pajtohet se aksesi dhe përdorimi I kësaj faqeje interneti, si dhe i cilësdo faqe tjetër interneti përmes linkut të dhënë në këtë faqe, përfshirë edhe përmbajtjen, është në rrezikun e tij/saj personal. ALKALOID AD Shkup dhe të gjithë të tjerët që kanë marrë pjesë në krijimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e kësaj faqeje dhe linkut të saj për vizitorin, nuk do të mbajnë përgjegjësi për çfarëdo lloj dëmi të drejtpërdrejtë, të paqëllimshëm, kauzativ osë të dënueshëm që mund të keni pësuar ju, pajisjet tuaja kompjuterike ose ndonjë posedim tjetër ose ndonjë palë e tretë, për shkak të aksesit, përdorimit ose pamundësisë për të përdorur këtë faqe interneti ose ndonjë faqe tjetër të lidhur më të.

Vizitorët nuk duhet që informacionet e kësaj faqeje interneti t`i përdorin si këshilla mjekësore ose ndonjë lloj këshille tjetër. Duhet të kihet parasysh se vetëm doktori që ju viziton mund të përcaktojë përzgjedhjen, qëllimin dhe mënyrën e aplikimit të produktit farmaceutik, duke pasur parasysh karakteristikat individuale të organizmit tuaj dhe duke pasur kontrollin mbi përdorimin e barnave. Para së të nisni të përdorni produktin farmaceutik të shënuar në këtë faqe interneti, duhet të drejtoheni për këshillë profesionale të mjekut dhe të lexoni udhëzimin për përdorimin e atij produkti. Kjo faqe interneti e ALKALOID AD Shkupit mund të ketë informacione qe iu referohen situatave të ardhshme. Ato informacione kanë shumë pasiguri dhe mund të jenë objekt i ndikimit të më shumë faktorëve, përfshirë ata shkencorë, afaristë, ekonomikë dhe financiarë dhe rrjedhimisht rezultatet faktike mund të jenë shumë të ndryshme nga informacionet e kësaj faqeje interneti.

Të gjitha linqet e faqeve të internetit të tjera janë dhënë vetëm si lehtësim për vizitorët. ALKALOID AD Shkup nuk pretendon assesi të japë aprovimin ose ndonjë mendim tjetër në lidhje me përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta për të cilat janë dhënë linqe, e as do të mbajë përgjegjësi për informacionet që janë në disponim për ta dhe për pasojat nga përdorimi i tyre.

Të gjitha shenjat mbrojtëse të dhëna në këtë faqe internet janë pronë e ALKALOID AD Shkupit.

Kjo faqe interneti dhe informacionet që përmban ose që janë dhënë vetëm për qëllime informative. Ndalohet çfarëdo lloj riprodhimi, tejçimi, kopjimi, shumëzimi ose përdorimi i atyre informacioneve, fotografive, infomacioneve auditive të prezantuara në këtë faqe interneti, si dhe linqet e tyre, pa aprovimin paraprak me shkrim nga ALKALOID АD Shkup. Kërkesa për përdorimin e informacioneve të përmbajtura në këtë faqe interneti duhet t`i dorëzohet administratorit të kësaj faqeje të ALKALOID AD Shkupit.

MBLEDHJA E TË DHËNAVE

Faqen tonë mund ta përdorni pa dhënë të dhënat tuaja personale. Ne nuk ju kërkojmë të jepni të dhëna personale si kusht të përdorimit të kësaj faqeje interneti, përveç nëse është e nevojshme për t`Ju dorëzuar informacione për produkte ose për shërbime që kërkoni. Gjatë përdorimit të faqes sonë mund të mblidhen të dhëna me qëllim për t`ju siguruar informacionet që kërkoni. Këto informacione mund të përfshijnë emrin e furnizuesit tuaj të internetit, faqen e internetit që keni përdorur për t`u lidhur me faqen tonë, faqet që vizitoni nga faqja jonë dhe adresën tuaj IP. Më këto të dhëna ne mund të bëjmë identifikimin tuaj, por ne nuk i përdorim për atë qëllim, ndonësë përkohësisht i përdorim vetëm për qëllime statistikore, duke ruajtur anonimitetin e secilit vizitor.

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në rastet kur të dhënat personale iu jepen palëve të treta që t`ju sigurojnë produkte ose shërbime që keni kërkuar, ose për qëllime për të cilat ju i keni autorizuar, ne mbështetemi te mjetet teknike për t`u siguruar se po respektohet rregullorja aplikative e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Transferimi i informacioneve përmes internetit ose përmes pajisjeve mobile nuk mund të jetë plotësisht I sigurt dhe çdo transferim është në rrezikun tuaj personal.

MBLEDHJA DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale i mbledhim atëherë kur përdoruesi na i dorëzon në adresën tonë elektronike të kontaktit, dhe vetëm me qëllimin e përpunimit të kërkesës si pjesë e porosisë për produkte ose shërbime, pyetje, kërkesa për materiale të porositura ose situata të ngjashme në të cilat ka zgjedhur të na japë informacione. Të dhënat e kontaktit dhe përmbajtja e tyre arrijnë tek ALKALOID AD Shkup te procesuesi i të dhënave ose serverët nën kontrollin tonë ose nën kontrollin e partnerëve tanë, pra firmës që përpunon faqen tonë të internetit (në teksin e mëtejshëm ``partneri``). As ALKALOID AD Shkup dhe as partneri nuk do t`ua japin në çfarëdo lloj forme palëve të treta të dhënat tuaja, përveç nëse marrin pëlqimin tuaj ose nëse jemi ligjërisht të detyruar të bëjmë atë. Ne do të marrim kontrollin dhe përgjegjësinë për përdorimin e të dhënave personale që na jepni.

ALKALOID AD Shkup nuk mban përgjegjësi për çfarëdo lloj tentative për hakim me të cilin mund të kompromitohen të dhënat.

MBLEDHJA DHE PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE TË SEKSIONIT ``KËSHILLOHUNI ME GJINEKOLOGUN``

Që të përdorni seksionin “Këshillohuni me gjinekologun“, duhet të dorëzoni adresën tuaj elektronike (email-in). Të dhënat personale i mbledhim kur ju na i dorëzoni përmes rubrikës ‘’Këshillohuni me gjinekologun’’, vetëm me qëllim për të miratuar kërkesën tuaj.

Në seksionin “Këshillohuni me gjinekologun“ mund të kontaktoni me gjinekologun me të cilin bashkëpunon Alkaloid AD Shkup. Ne do synojmë që ky seksion të punojë gjithë kohën, ndonëse mund të kenë zbrazëtira kohore në rast se nuk kemi gjinekolog në dispozicion për bashkëpunim në ndonjë periudhë të caktuar.

Informacionet e dhëna në seksionin “Këshillohuni me gjinekologun“ kanë për qëllim t`ju informojnë. Për këshilla mjekësore të sigurta, duke pasur parasysh veçoritë personale të organizmit tuaj, është e udhës të drejtoheni të gjinekologu juaj.

QËLLIMET E PËRDORIMIT

Të dhënat që mbledhim do të përdoren vetëm për t`ju mundësuar të përdorni faqen tonë dhe për t`ju dorëzuar produktet dhe shërbimet që kërkoni, ose për qëllime të tjera për të cilat kemi marrë pëlqimin tuaj, përveç në rastet e parashikuara me ligj.

E DREJTA E AKSESIT DHE KORRIGJIMEVE

Ju keni të drejtë të rishikoni dhe të plotësoni të dhënat personale që janë deponuar në sistemin tonë në rast se mendoni se janë vjetruar ose janë të pasakta. Mjafton të dërgoni e-mail në adresën të dhënë tek imprinti.

E DREJTA E REVOKIMIT

Në të ardhmen ju keni të drejtë të revokoni pëlqimin tuaj për përdorimin e të dhënave tuaja personale. Ngjashëm si paraprakisht, mjafton të dërgoni e-mail në adresën e dhënë tek imprinti.

MBAJTJA E TË DHËNAVE

Të dhënat personale i ruajmë për aq kohë sa na duhet për t`iu përgjigjur kërkesave tuaja ose për ato për të cilat kemi marrë pëlqimin tuaj, përveç në rastet e parashikuara me ligj (p.sh.: në lidhje me ndonjë proces ligjor në rrjedhje e sipër).

Çfarë janë kukit (cookies)?

Kukit janë dosje të vogla të dhënash që vendosen në kompjuterin ose pajisjen tuaj mobile kur vizitoni ndojë faqe interneti. Ato përdoren me të madhe nga furnizuesit e shërbimeve online (f.v.) për të siguruar funksionimin e faqes ose servisit të tyre, ose për të siguruar funksionim sa më efikas, si dhe për të ofruar informacione raportuese.

Kukit dallohen sipas këtyre karakteristikave:

  • Të sesionit ( kuki që fshihen automatikish sapo mbyllet brauzeri) ose kuki të përhershme, që rrinë të deponuara për një afat të caktuar (që mund të zgjasë disa minuta, disa ditë ose më gjatë),
  • Kuki të palës së parë (të caktuara nga pronari i faqes) ose kuki të palës së tretë (të vëna nga ndonjë partner i jashtëm i cili faqen e përdor për funksionalitetin e dëshiruar)

Çfarë lloje kukish përdorin ne?

Në përdorim dy lloje kukish:

1. Të domosdoshme, që nevojiten që kjo faqe të punojë si duhet. Pa përdorimin e këtyre kukive funksionaliteti i faqes do të ulej.

2. Kuki funksionale, wtë cilat mbajnë mend zgjedhjet e mëparshme të përdoruesve, për të përmirësuar përvojën e tyre. ‘’Kukit’’ funksionale që përdorim ne janë:


Kuki Kohëzgjatja Qëllimi dhe përmbajtja
WHG leje për kukit 12 muaj Ruan vendimin tuaj për të pranuar ose për të refuzuar përdorimin e kukive analitike.

3. Kukit analitike përdoren për analizën e faqes dhe për qëllime marketingu. Kukit e tilla të përdorura në faqen tonë janë përshkruar më poshtë:


Kukit analitike dhe ato të individualizimit. Këto kuki mbledhin informacione që përdoren ose në formë të agreguar për të na ndihmuar të kuptojmë si përdoren faqet tona ose për të parë sa efektive janë fushatat tona të marketingut, ose për të na ndihmuar të individualizojmë faqet tona dhe aplikacionet për ju, në mënyrë që të përmirësojmë përvojën tuaj.



Lista e kukive analitike të përdorura: Kohëzgjatja

GAnaltika e Google-it


itAnalitika e Google-it mbledh informacione që na mundësojnë të kuptojmë ndërveprimet me faqet tona të internetit dhe në fund fare rafinojnë përvojën për t’ju shërbyer sa më mirë. Për më shumë informacione për analitikën e Google-it,


https://tools.google.com/dlpage/gaoptout.

12 muaj

Si mund t’i kontrolloj kukit?

Ju mund t’i kontrolloni dhe/ose t’i fshini kukit nëse doni – për më shumë hollësi, shihni në faqen aboutcookies.org. Ju mund t’i fshini të gjitha kukit që gjenden tashmë në kompjuterin tuaj dhe mund të programoni shumicën e brauzerëve që të parandalojnë vendosjen e tyre. Nëse e bëni këtë, mbase do të duhet të përshtatni në mënyrë manuale disa preferenca sa herë që vizitoni ndonjë faqe si dhe disa servise mund të mos funksionojnë.

Ne përdorim kukit analitike vetëm të bazuara në pëlqimin tuaj. Që në hyrjen e parë në faqen tonë, do t’ju shfaqet një banderolë që kërkon pëlqimin tuaj për vendosjen e kukive. Nëse shtypni butonin “Pajtohem” në banderolën ose nëse shtypni “Aktivizo” në seksionin “Lista e kukive analitike të përdorura”, kjo do të konsiderohet si pëlqimi juaj për përdorimin e kukive analitike të prezantuara më parë dhe ne do të vendosim kuki në kompjuterin tuaj. Banderola nuk do të shfaqet më për sa kohë kuki është aktive. Pas skadencës së kukit, ose nëse e çaktivizoni kukin në seksionin “Lista e kukive analitike të përdorura”, banderola do të rishfaqet dhe do të kërkojë pëlqimin tuaj një vit pasi keni çaktivizuar kukit. Nëse në çdo kohë ju ndryshoni mendje dhe flakni përdorimin e kukive analitike, luteni të shtypni “Çaktivizo” në seksionin e “Lista e kukive analitike” ose për çfarëdo lloj ndihmë tjetër, luteni të na kontaktoni në mejlin: ozlp@alkaloid.com.mк

Sa shpesh do ta rifreskoni deklaratën e kukive?

Ne mund ta rifreskojmë herëpashere deklaratën e kukive për të reflektuar ndryshimet te kukit që përdorim ose për arsye të tjera operacionale, ligjore ose rregullatore. Prandaj luteni ta rivizitoni rregullisht deklaratën e kukive që përdorim, në mënyrë që të informoheni për përdorimin e kukive dhe teknologjive që lidhen me to.

Data në fund të deklaratës së kukive tregon kohën kur është rifreskuar së fundmi.

KONTAKTET

Të gjitha pyetjet dhe ankesat në lidhje me të dhënat tuaja personale duhet të dorëzohen në formë të shkruar te:


ALKALOID AD Shkup


Bulevardi Aleksandar Makedonski 12, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së (Veriut)

ose përmes postës elektronike: ozlp@alkaloid.com.mк